Mirëmëngjes” Atdheu im!

 

,,Mirëmëngjes” Tokë e Çudirave dhe mbiçudirave historike. Asgjë e re s’po ndodh me ty, veçsa po mbytesh si mall pa zot në riciklimin e ndytësirave (historike e anarkike) si asnjëherë në kohën tënde. Gjithkush të hyp e të merr nderin në këto kohë të pandershme që s’i përngjajnë më asnjë kohe. Edhe në kohët më të skëterrta, kur ty të mbyste ajri i mjerimit, kur ty t’i mirrte fëmijët vdekja nga gjiri i tharë për një pikë qumësht, dilte ,,pariseve” një Avni, dilte në sheshe një Vasil dhe dilte në ballë një Adem që vinte dorën mbi ballin tënd!
E sot, edhe Fishta me Naimin, Migjenin e Ali Asllanin, dhe shumë të tjerë po t’ishin gjallë, vargje për ty zor se të gjenin! E kush jam unë pranë dashurisë e hijes së tyre, që të them një fjalë për ty?!! Megjithatë, të jam mirënjohës, që së paku, pak guxim nga zëri i tyre dhe pak tërmet nga grushti i tyre, që të bërtas e të godas aty ku klith e ku dhemb më shumë, edhe për mua ti paske ruajtur.
*****
Si ta kuptoj, Atdheu im, si ta shpjegoj, Atdheu im, këtë kohë që s’i ngjan kohës! Si ta kuptoj kur një palaço që mbante dje në dorë kamxhikun, që kishte dje në dorë pushtetin, e djallit dhe të të birit, të mbajë në mur sot ,,mirënjohjen” si ,,veteran” i U. Ç. K-së! Dhe veteranët e vërtetë i pret një Listë e Gjatë e Zezë!
Si ta kuptoj ,,luftëtarin” që s’pyet sot as Zot as Popull dhe del në treg me Nderin Tënd, sikur të shiste një thes me misër nga tokë e s’ëmës a të të atit!..StrugaLajm

Kjo mjegullnajë histerike dhe ky kaos shoqëror, që ka kapluar Trojet Shqiptare (pa përjashtim), duke harruar dhe rehabilituar kuadrot e deridjeshme, që i shkolloi dhe që i trodhi pushtuesi i deridjeshëm (politikanë, policë e agjentë); kjo mjegullnajë që shpërlan trurin, duke qarë për azemët e duke pështyrë serbiançe mbi dëshmorë e familje dëshmorësh, shpresoj se e ka një fund!..POR, TË DHIMBSHËM, SIGURISHT…StrugaLajm


Loading...
loading...