Mirjana Najçevka gojën plot albanofobi. Ja arsyeja

Mirjana Najçevska, profesoreshë unversitare, në postimin e saj të fundi ka hedhur shume dozë të albanofobisë. Halli i saj është numri i madh i shqiptarëve në vende udhëheqëse. Ky helm i saj i hedhur nëpërmes rrjeteve sociale vjen pas tërheqjes së burrit të saj- Sashko Todorovski nga pozita e ambasadorit në Republikën Çeke, pas parregullsive të konstatuara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me të cilën udhëheq kryediplomati Bujar Osmani.

Në pyetjen gazetareske pse është tërhequr, Osmani kishte thënë se, mes tjerash, është bërë fjalë edhe për paraqitje të rrejshme të bashkëshortes së tij si “atashe kulturore” dhe nuk i ka respektuar instruksionet e MPJ.

Më poshtë, postimi i profesoreshës, të cilën se ze vendi vend, që kur iu shkarkua burri për fajin e saj- paraqitjen e rrejshme. Dhe tani faji qenka, kryediplomati shqiptar.StrugaLajm

“Në situatë kur një bashkësi etnike ka qenë e diskriminuar për shumë vite (sidomos në bazë të arsimimit dhe punësimit në administratë) dhe për këtë arsye nuk ka pasur kuadro përkatëse në institucione, bëhet shumë problematike vendosja e një numri të madh të anëtarëve të kësaj bashkësie etnike në pozita drejtuese në disproporcion me këtë situatë.
Ata nuk kanë as njohuri dhe aftësi të mjaftueshme, e as përvojë përkatëse.
Mënyra më e mirë për ta luftuar diskriminimin do të ishte rritja graduale e numrit të njerëzve të arsimuar dhe me përvojë nga komuniteti i caktuar, të cilët do të kalojnë nëpër të gjitha shkallët e karrierës.
Në të kundërtën, krijohet një pamje e mosdiskriminimit dhe i gjithë vendi ekspozohet ndaj injorancës dhe papërvojës së këtyre kuadrove.
Madje shkojnë në ekstremin tjetër dhe për të mbuluar injorancën e tyre, ulin nivelin e njohurive të të gjithëve që i rrethojnë dhe shpeshherë i drejtohen diskriminimit ndaj atyre që dinë dhe kanë përvojë.
Ky është mendimi im.”

In : Aktuale

Loading...
loading...