Shkëndija U16 nesër në Ohër në stadiumin ‘’Biljani Izvori’’ do të ndeshet me ekipin e Metalurgut për Kupën e Maqedonisë.Ekipi i Shkëndijës në këtë stad arriti pas një cikli të mirë takimesh dhe fitoresh në këtë kompeticion.Në një prononcim për Strugalajm futbollisti me prespektivë nga Livadhia e Strugës Mirlind Dauti i cili aktivizohet me ekipin tetovar në pozicionin e mesfushorit potencon se Shkëndia U16 në Ohër do të tentojë fitoren .’’Jemi të pregaditur si ekip në të gjitha dimenzionet dhe presim që në Ohër të fitojmë kupën’’përfundon ai.Mirlind Dauti , futbollisti 16 vjecar me origjinë nga fshati Livadhi , është talenti i radhës i Strugës që premton shumë në fushën e blertë, vlerësojnë njohësit e këtij sporti .Duke gjykuar nga mjeshtëria që ka treguar në fushën e blertë 15 vjecari është një nga lojtarët kyq të ekipit te Shkëndia U 16 ekip ky që aktivizohet në kamionatin e kategorisë superiore për këtë moshë .Më herët ka qënë pjesë e ekipit të moshave të reja të ‘’Karaormanit’’ duke u shpalluar edhe golshënuesi më i mirë edhe në kompeticione të dedikuara për moshat e reja.(Strugalajm.com)