Misteri i helmimit të nuses dhe dhëndrit në Librazhdë , djali tregon mes lotëve çfarë ndodhi

Pas dy ditësh në koma, Olsi Hajdari ka mundur të ndërgjegjësohet. Ai ka treguar për “Klan plus”, çfarë ndodhi ditën kur u gjet bashkë me nusen të helmuar në dhomë. “Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.

Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë” “Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (i shoqi) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurije. Një tjetër barrë e rëndë për to janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen. “Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, tregon daja i Olsit.StrugaLajm

0StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...