Mjaft më me këto “fabrika të diplomave” që prodhojnë të diplomuar pa perspektivë

Naser Pajaziti

Sot sa ekzaltim i madh se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut qenka votuar hapja e tre fakulteteve të reja:
EKONOMIK
JURIDIK
SHKENCA HUMANE në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Janë të mirëseardhura këto fakultete dhe asgjë kundër, por a nuk u ‘rrasëm’ me këto “fabrika të diplomave” që prodhojnë të diplomuar pa perspektivë.

A pak kemi juridik, ekonomik e shkenca politike, humane në 6 a 7 universitete tjera vetëm këtu brenda vendit tonë, në 3 apo 4 prej tyre studimet janë në shqip.

A e dini se fakultetet e tilla në disa prej këtyre universiteteve po rrezikohen të mbyllen pas dy apo tre viteve, sepse s’ka studentë?StrugaLajm

Një pjesë e madhe e të diplomuarëve në këto drejtime kanë ngelur rrugëve, të zhgënjyer pas gjithë asaj sakrifice e mundi edhe të familjeve.

Një pjesë kanë ikur jashtë vendit duke bërë punë krejtësisht tjera dhe një pjesë kanë ngelur këtu duke punuar po ashtu në profesione tjera, përfshi edhe punë fizike.

Ky shtet pa krye a ka strategji në arsim, kur çdo ditë e më tepër po ngelet pa rini!StrugaLajm

Pse nuk kemi një reformë thelbësore, racionalizim të programeve për të nxjerrë kuadro të nevojshëm për tregun e punës dhe që ai të jetë cilësor.

Ky shtet klientelist a e di se sa janë kërkesat e tregut të punës, a po ja ka çit llogarinë sipas strategjive të tyre elektorale, por që një ditë ndoshta do ngelin edhe pa elektorat?

Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit të kaluar, në Maqedoni janë gjithsej 109.249 persona të papunë mbi moshën 15 vjeçare, e që në mesin e të papunëve janë edhe 1545 me diploma master dhe 100 doktorë shkencash.

Sipas anketave të përsëritura, 60-70% e të rinjve duan ta braktisin vendin, për shkak të rrethanave të ndryshme dhe mungesës së perspektivës.

Gjithë kjo pasqyrë a i brengos apo skuq gjithë ata që mbajnë përgjegjësi në poste publike, sidomos edhe në universitete, apo brenga dhe interesi i tyre lidhet me rrogën dhe benefitet personale e grupore.


Loading...
loading...