Mjeken e sulmuan qentë, Rama krenohet se u kap njëri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është zënë qeni që ka sulmuar gjatë ditës së djeshme tre mjekë në QKUK.

Rama theksoi se i vjen keq për rastin që ka ndodhur dje, njofton kk.

“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët në QKUK, vetëm se është zënë qeni dhe kanë parë faktikisht që nuk ka qenë i trajtuar, është tani në mbajtje. Në bazë të proceseve ligjore, do të trajtohet si i tillë”, ka thënë Rama.StrugaLajm

“Jemi duke bërë të gjitha proceset për të zgjidhur problemet me qentë endacakë”, shtoi ai.

Klan Kosova ka raportuar mbrëmë në lidhje me rastin, mirëpo një prej dëshmitarëve ka thënë se viktima nuk është sulmuar nga një qen, por nga shumë sish, ndryshe siç po thotë Rama.

In : Aktuale

Loading...
loading...