BLENDI PETROL
Aktuale

Mjeku Bekim Tateshi e shpëton vogëlushen nga Prishtina

Mjeku specialist Bekim Tateshi sot ka shpëtuar vogëlushen nga Prishtina. Ajo vuante nga një sëmundje e cila do ta verbonte përgjithmonë, por pas operacionit të suksesshëm ajo sot sheh dhe është mirë.

“Sot në vizitë ishte Enara, prishtinasja e vogël , te e cila zbuluam në kohë sëmundjen që do të verbëronte përgjithmonë sytë e saj të ëmbla.

Mbas operacionet të suksesshëm me lazerfotokoagulacion ajo sot shef prindërit e saj dhe të dashurit rreth saj.
Ndjehem krenar dhe shumë i gëzuar.

Më duhet të përshëndes dhe të uroj prindërit e saj për heroizmin e paparë, për instiktin e fortë prindëror dhe për besimin që ma dhanë në momentet shumë kritike.

Enara, ti meriton të jetosh se ke luftuar për të jetuar!” ka shkruar Tateshi pas operacionit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button