Mjeku shqiptar nga Maqedonia, tregon integrimin në shëndetësinë gjermane

Dymbëdhjetë për qind e e mjekëve në Klinikën Obergöltzsch në Rodewisch të Gjermanisë janë të huaj. Njëri nga ta është edhe shqiptari nga Maqedonia, Besmir Elmazi, i cili tash e një vit është duke jetuar në qytetin gjerman.

Kur i erdhi oferta nga Obergöltzsch, Besmir Elmazi e kërkoi vendin në rrjetin „Google Maps“: „Asnjëherë më parë nuk kam qenë në Gjermani, dhe për Vogtlandin kisha dëgjuar për herë të parë“, deklaron mjeku 31-vjeçar me një gjuhë të përsosur gjermane. Ai është shtetas i Maqedonisë, i takon pakicës shqiptare dhe ka studiuar medicinën në kryeqytetin shqiptar, shkruan „Freiepresse.de“, përcjellë „Shtegu.com“. Babai i tij është gjithashtu mjek, ndërsa aspiratat e tij i ishin imponuar si duket nga babai. Pas studimit, ai kishte dashur të specializohet në vendlindjen e tij, por pas shumë përpjekjesh, nuk i shkoi përdore. Për të krijuar një karrierë në Maqedoni, duhet të jesh në partinë e duhur, spjegon ai. „Nuk e dashta asnjëherë një gjë të tillë. Përpos kësaj, atje ka edhe shumë korrupsion“. Disa nga shokët e tij të studimeve, para tij kishin shkuar jashtë vendit, prej të cilëve disa në Gjermani. „Të gjithë e dinin se mundësitë për specializim janë më të mira në Gjermani, kështuqë edhe unë vendosa të konkurroj“.

Paraprakisht, Besmiri për dhjetë muaj e kreu një kurs intensiv të gjuhës gjermane, duke mësuar tre deri katër orë në ditë në shtëpi: „Shëtisja me kufjet në veshë nëpër qytet dhe e mësoja fjalorin“. Një certifikatë e gjuhës (Niveli B 2) është e domosdoshme për të ushtruar profesionin e mjekut në Gjermani. „Ashtu se ashtu, ne shqiptarët jemi talentë për gjuhë“, është i mendimit i riu. Përpos shqipes dhe maqedonishtes, ai fletë edhe anglisht dhe italisht, ndërsa gjermanishtja është gjuha e tij e pestë. „Por, edhe më e rënda“, shton Besmiri. Në Gjermani ai ishte pranuar në mënyrë të shkëlqyeshme: „Mjekët specialistë si dhe kolegët e tjerë humbën shumë kohë për mua, thjeshtë, njerëzit këtu janë shumë të ndershëm.

Por, fillimisht ai kishte një problem të madh: Shprehja në gjuhën gjermane. „Me veten time mendoja: Si po flasin këta njerëz këtu? Me gjermanishten që e kisha mësuar nuk kishte aspak të ngjashme, por me kalimin e kohës, u adaptova në mënyrë të shkëlqyeshme“. Një vit si „mjek në specializim“ Besmiri tashmë e ka kryer, edhe katër të tjerë i ka pas, deri në diplomimin e tij si mjek specialist – internist: „Kjo është dëshira ime e madhe“, potencon ai. Bashkëshortja e tij është mjeke laborante, ata ishin njoftuar gjatë studimeve në Tiranë. „Ajo kërkon punë, por për profesionin e saj është pak rëndë“. Në kohën e lirë, çifti shëtitë nëpër tërë rajonin. „Rodewisch është i bukur, para së gjithaash për të punuar, por shumë i vogël“, thotë mjeku i ri. Për të tregtuar, për të pirë kafe apo për të shëtitur, ata shkojnë edhe në Plauen apo Zwickau, por ndonjëherë edhe në Dresden apo Leipzig.StrugaLajm

Përndryshe, Besmir Elmazi është një adhurues i madh i futbollit dhe personalisht është i angazhuar tek ekipi Eintracht nga Auerbach: „Dy herë në javë ushtrojmë, si futbollist pothuajse e kam shëtitur gjithë krahinën Vogtland“. Dhe në këtë rrugëtim, ai ka gjetur shumë shokë. Nga pikëpamja e mjekut të ri, Gjermania është një vend ideal: „Po që se njerëzit akuzojnë për diçka, unë gjithnjë u them: Bëhuni të lumtur, çka do të thoshin njerëzit nga vendet e tjerë“, përfundon Besmir Elmazi. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...