Të shpeshta janë rastet kur shoferët e vozisin veturën e tyre edhe me shumë pak karburant.
Mungesa e karburantit dhe vazhdimi i vozitjes mund të shpie në probleme të mëdha veturën tuaj.
Dy ekspertë të automobilave kanë zbuluar rreziqet e vozitjes së veturës kur tanku i karburantit është më pak se një çerek i plotë, transmeton lajmi. net.
Kjo mund shkaktojë dëme serioze në motorin e veturës – duke i kushtuar më shumë para në riparim, thonë ekspertët.
“Ka rreziqe në dy mënyra, njëra është që sedimentet dhe plehrat që gjenden në rezervuarin e karburantit mund të përfundojnë në filtrin e karburantit dhe kjo në vetvete kërkon punë të veçantë”, tha Steve Spalding nga Klubi Mbretëror i Automobilave të Queensland për Yahoo 7.