“Mos flini me të huajt, duam vetëm fëmijë rusë … jo si në 1980”

Sot fillon Kupa e Botës në Rusi, ndërsa ligjvënësja Tamara Plentyova u ka bërë një kërkesë të çuditshme qytetareve të vendit të saj.

Ajo ka thënë se gratë ruse duhet të evitojnë të kenë marrëdhënie me të huajt, pasi që do të mund të mbesin shtatzënë dhe të kenë fëmijë të racave të ndryshme.

Gratë ruse duhet të evitojnë të kenë marrëdhënie me burra të huaj dhe jo të bardhë gjatë botërorit, ka thënë ligjvënësja ruse.StrugaLajm

Ajo i ka përmendur Lojërat Olimpike të vitit 1980, kur ka pasur shumë fëmijë që kanë lindur me baballarë të huaj. Gratë ruse kanë pasur marrëdhënie me burra nga Afrika, Amerika Latine, si dhe Azia. Ajo ka shtuar se shumë nga këta fëmijë kanë vuajtur diskriminim. “Duhet të lindim fëmijë vetëm me rusët, këta fëmijë me raca të përziera kanë vuajtur nga diskriminimi që nga koha sovjetike”.StrugaLajm

Por kjo nuk ka qenë e tëra, ajo ka thënë të huajt mund të bartin sëmundje dhe viruse të ndryshme dhe të ua bartin grave ruse.

In : Aktuale

Loading...
loading...