Mot me shi të kohëpaskohshëm lokal

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha të shkurtra me diell, por edhe me reshje të përkohshme lokale të shiut, në disa vende do të ketë edhe paraqitje të bubullimave, veçanërisht në pjesët juglindore ku në disa vende pritet që të bien rreth 30 l.m2 reshje. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar kryesisht me drejtim veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 7 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja prej 21 deri në 26 gradë celsius. Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell, me vranësira mesatare, ndërsa pasdite me vranësira jostabile me reshje të shkurtra të shiut dhe me paraqitje të bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa ajo ditore do të arrijë deri në 26 gradë Celsius. Nga e enjtja në orët e paradites pritet sërish stabilizimi i motit dhe ngrohje e tij.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...