Mot sot me diell me vranësira mesatare lokale

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët verilindore. UV-indeksi do të ketë vlerën 8. Temperatura do të lëvizë prej 25 deri 33 gradë. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare lokale si dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura do të arrijë deri 32 gradë. Pason periudhë e motit stabil me rritje të vazhdueshme të temperaturës së ditës e cila gjatë fundjavës në më shumë vende do të tejkalojë 35 gradë Celsius. Indeksi UV ditëve në vijim përsëri do të ketë vlera të larta.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...