Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Procese më intensive priten në orët e hershme të mëngjesit në perëndim, ndërsa rreth mesditës në pjesët lindore të vendit ku për një kohë të shkurtër është e mundur të bien mbi 15l/m2. Në orët e pasdites do të ketë periudha dielli.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 12, ndërsa e ditës prej 12 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil veçanërisht në orët e e hershme të mëngjesit me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe me erë të përforcuar nga drejtimi perëndimor, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Temperatura e mëngjesit di të ulet deri në 10, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.StrugaLajm

Mot më të freskët me reshje të shiut, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme do të ketë edhe gjatë javës së ardhshme, përveç të martën kur do të jetë kryesisht i thatë. Në male do të bie borë. Të enjten pritet ftohje e konsiderueshme dhe reshjet pothuajse kudo do të jenë të borës.

In : Aktuale

Loading...
loading...