MPB-ja me ndihmën nga Zvicra, zbuloi se kush e kërcënoi Zoran Zaev
MPB-ja në bashkëpunim me Interpolin zviceran, zbuluan personin që kërcënoi kryeministrin Zoran Zaev
Kërcënim drejtuar kryeministrit Zoran Zaev është vetëm një nga veprat penale për të cilat Sektori për krim kompjuterik dhe forenzik digjitale pranë MPB-së kanë përgatitur njoftim deri tek Prokuroria Publike pranë Prokurorisë Themelore Publike-Shkup.
Siç njoftojnë nga MPB-ja, në suaza të kompetencave të saja ligjore, në periudhën e kaluar ka dokumentuar dhe proceduar tridhjetë raste në të cilat përmes rrjeteve sociale, funksionarëve të lartë shtetëror në Republikën e Maqedonisë iu është rrezikuar siguria, si dhe raste kur u janë keqpërdorur të dhënat personale, dhe për këto janë përgatitur njoftime deri tek Prokuroria kompetente, me qëllim të konfirmimit të elementeve për dyshime për vepra penale që ndiqen përmes detyrës zyrtare nga fusha e krimit kompjuterik.