MPB: Kërkohet i dyshuari i tretë për vrasjen te “Mavrovka”, janë gjetur prova

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë ditës po ndërmerren masa dhe aktivitete për kapjen e autorëve të cilët kryen vrasje në  parkingun përballë “Mavrovkës”, dhe do të vazhdojë gjatë gjithë mbrëmjes.StrugaLajm

Gjithashtu nga MPB-ja bëjnë me dije se janë kryer kontrolle në disa lokacione dhe automjete, si dhe janë angazhuar njësiti special, helikopterë dhe dronë.

SPB Shkup gjatë ditës me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në katër lokacione ku ka indikacione se personat e përfshirë në veprën kanë qëndruar. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve u gjet një sasi e mjaftueshme e provave materiale. SPB Shkup sonte po ndërmerr një sërë masash taktike operative me qëllim të kapjes edhe të dyshuarit të tretë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, Ministria e Brendshme do të informojë opinionin.

In : Aktuale

Loading...
loading...