MPB po kontrollon, nëse kryeparlamentari Gashi i ka keqpërdorur veturat zyrtare

Policia po kontrollon nëse Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka shkuar në një dasmë në Kosovë me veturë zyrtare dhe kolona e veturave që e shoqëronte ka bllokuar pikën kufitare, përcjell TV21. Qëllimi është të konstatohet nëse në këtë rast ka keqpërdorim të automjeteve shtetërore. Automjetet zyrtare përdoren me urdhër të përshtatshëm udhëtimi, me arsyetim për qëllimin për të cilin përdoren automjetet, kohëzgjatjen dhe kostot e udhëtimit.StrugaLajm

Derisa opinioni është në pritje të përgjigjeve për rastin, partnerët e koalicionit nga Qeveria ende heshtin. Me një reagim deri më tani ka dalë vetëm Partia Liberal Demokratike, duke thënë se ky është skandali i dytë i Gashit brenda një muaji. Përndryshe, për rastin e Aeroportit të Shkupit, MPB-ja në fillim të këtij muaji ngriti kallëzim penal kundër shefit të sigurimit të Gashit, ndërsa ndaj kryeparlamentatit nuk ka pasur asnjë veprim dhe as nuk është kërkuar përgjegjësi.

In : Aktuale

Loading...
loading...