Mr. Feti Nasufi:32 vjetori i themelimit të Këshillit të Arsimtarëve Shqiptar(KASH-it)”Naim Frashëri” në Gjermani

Kam nder dhe kënaqësi që sot në 32 vjetorin e formimit të KASH-it ”Naim Frashëri” në Gjermani,të uroj të gjithë mësuesit,nxënësit,prindërit dhe të gjithë shqiptarët për përkrahjen e KASH-it dhe punën e palodhshme që kanë bërë në mësimin dhe avancimin e gjuhës shqipe si dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar te nxënësit dhe gjeneratat e reja në mërgat.

Fushata anti-shqiptare e filluar në vitin 1981,në emër të luftës kundër “Nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar” nga pushteti serbo-sllav në dekadën e fundit të shek.20,Kosovën e shëndrroj në apartheid dhe segregacion të vërtet.Kjo solli rritjen e pamas të diskriminimit të shqiptarëve.

Kjo situatë e rëndë u reflektua edhe në mërgat,konkretisht,te puntorët e arsimit në Gjermani.Të cilët,reagimet e tyre,si të dilet nga kjo situatë e rëndë I shprehen dhe I kurorzuan në KUVENDIN THEMELUES të KASH-it të mbajtur më 14 Shtator 1990 në Remsheid,Landi I Nordrein Vestfalis(NRV).I cili do të mirrte në duart e veta fatin e arsmimit shqip në Gjermani dhe t’u përballonte sfidave të mundshme dhe të shumta serbo-sllave(të cilët edhe më parë I ndiqnin në çdo hap,arsimtarët shqiptar).Në Kuvend morën pjesë 11 nga 27 arsimtar të devotshëm për arsim dhe të vendosur për çështje Kombëtare.Ato ishin Mr.Feti Nasufi nga Bielefeldi,Xhemshir Haziri nga Osnabryku,Sulejman Muharremi nga Dortmundi,Bajram Dumnica(tash I ndjer) nga Leverkuzeni,Sejdi Gashi nga Gelsenkirheni,Qemal Kryeziu nga Hageni, Sami Thaçi nga Vupertali,Rifat Hamiti nga Dyzeldorfi,Bejtulla Sadiku nga Krefeldi,Malush Kadriu nga Boni dhe Hasim Ademi.

Kuvendi themelues I KASH-it “Naim Frashëri”,në mënyrë unanime zgjodhi Organet e tij.Për kryetar zgjodhi veteranin e arsimit Mr.Feti Nasufi(dikur Këshilltar arsimi për Kosovë),tani mësues për mësimin plotësues në Gjermani,ndërsa nënkryetar u zgjodh z.Sulejman Muharremi,arsimtar.

Marrja e kësaj përgjegjsie nuk ishte e lehtë,veçanërisht nga aspekti politik,pasi që ndaj kryesisë,respektivisht ndaj Kryetarit të Këshillit z.Feti Nasufi ,filluan kërcënimet nga më të ndryshmet: si nga ana e Organeve Konzullaro-diplomatike,ashtu edhe nga ana e Ambasadës Jugosllave në  Bon,nga Kryesia e klubeve serbo-sllave në Bielefeld dhe nga individ të shërbimeve serbe.Por këto kërcënime nuk na luhatën nga rruga jonë e vendosur për PAVARËSIMIN E SHKOLLËS SHQIPE NGA AJO JUGOSLLAVE.Pasi ne ishim pjesë e sakrificës së popullit tonë,kur serbo-sllavia merrte veprime nga më barbaret ndaj veprimtarëve si brenda dhe jashtë vendit.StrugaLajm

Kuvendi I 14 Shtatorit mori vendime të rëndësishme për ruajtjen,zhvillimin dhe avancimin e arsimit shqip në Gjermani.Disa nga ato vendime ishin:

  • Shkëputja definitive dhe pavarësimi I shkollës shqipe nga ajo jugosllave,
  • Ndërprerja e çdo kontakti me përfaqësit Konzullaro-diplomatike,
  • Zgjerimi I rrjetit të shkollave shqipe,në bashkëpunim me organet kompetente Gjermane dhe me Ministrin e Arsimit në egzil.
  • Zgjedhja e materialeve mësimore me frymë kombëtare dhe jashtë çdo ideologjie,
  • Organizimi I festave kombëtare,
  • Shkolla shqipe të mos politizohet
  • Organizimi I Kampionatit të dituris në nivel të Gjermanisë nga ana e KASH-it(që ishte një risi në veti) etj.

Të gjitha këto vendime u aprovuan unanimisht,duke I dhënë shkollës shqipe fizionomi,frymëzim dhe karakter me përmbajtje plotësisht kombëtare.

Mësuesit që ishin prezent,por edhe ato që i’u bashkangjitën më vonë KASH-it,kanë meritë të veçant për punën dhe aktivitetin e këtij organi arsimor dhe funksionizmin e shkollës shqipe në tërësi.Ata dhanë gjithçka nga vetja,jo vetëm në mësimdhënie,por edhe në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare te nxënësit dhe te masat e gjëra si dhe në afirmimin e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare,përmes aktiviteteve dhe formave të ndryshme.Ishin të pranishëm çdo kund ku e kërkonte nevoja dhe kauza kombëtare.Ishin në mbështetje edhe me mjete financiare,në të gjitha fondet humanitare që organizoheshin për Kosovë,dhe trojet tjera etnike shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës.Si dhe shumica nga to morën pjesë aktive në tubime dhe protesta masive që organizoheshin kundër gjenocidit serbo-sllav e atij maqedon nëpër qytete të ndryshme në Gjermani dhe Evropë.StrugaLajm

Për fund,shkolla shqipe dhe KASH-I në Gjermani të udhëhequr nga vetë mësuesit pishtar të arsimit të cilët me të drejtë mund të quhen pasardhës të rilindasve,rrezatuan në përhapjen e dijes,në ruajtjen e kulturës,traditës dhe identitetit kombëtar.Ata punuan dhe vazhdojnë të punojnë me qenjen më fisnike, me nxënësit e ardhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare,andaj edhe do të mbeten fisnik në historikun e shkollës shqipe me mësim plotësues në Gjermani.

Në fund fare,një merit të veçantë për përcjellen e aktivitetit të shkollës shqipe dhe KASH-it në Gjermani,përmes mjeteve të informimit posedon ish bashkëpunëtori I RTK-së,njëherit botuesi I revistës “Doruntina”,revist e vetme për nxënësit e mërgatës,poeti ynë      z.Ragip Rama.

Si përfundim I tërë këtij aktiviteti del se formimi I KASH-it,solli që numri I nxënësve dhe arsimtarëve të shumfishohet dhe u hapën shume shkolla tjera me mësim plotësues në gj.shqipe,me ndihmën dhe mirëkuptimin e shtetit gjerman.

14.09.2022                                                                                    Mr.Feti Nasufi

  STRUGË                                                                          Kryetar I parë i KASH-it në Gjermani

In : Aktuale

Loading...
loading...