MSH:Ja qytetet nga janë 134 prekurit me koronavirus

Nuk ka të ndalur rritja e numrit të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të kaluara, nga 1173 teste, pozitiv me koronavirusin kanë dalë 134 qytetarë, ndërsa janë shënuar tetë të vdekur. Shkupi sërish kryeson me 97 të infektuar, Tetova 11, Kumanova 5, Resnja 7, Struga 3, Krusheva 2, Kërçova 2, Negotina 1, Kavadari 1, Velesi 1, Manastiri 1, Valandova 1, Sveti Nikolla 1 dhe Prilepi 1. Të shëruar në 24 orët e fundit janë 34 persona.

StrugaLajmStrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...