MSH:Struga 3 raste, Maqedonia 88 të infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1618 teste, ndërsa janë konfirmuar 88 raste të reja me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 45 raste të reha, Kumanovë-4, Shtip-1, Prilep-7, Tetovë-6, Strugë-3, Manastir-2, Ohër-3, Gostivar-1, Strumicë-7, Kriva Pallank-2, Koçan-3, Makedonski Brod-1, Vinicë-1 dhe Kërçovë-2, informon gazeta KOHA.

Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 135 pacientë të kuruar edhë atë: Shkup-42, Kumanovë-17, Shtip-7, Prilep-16, Tetovë-10, Veles-1, Manastir-2, Ohër-4, Gostivar-10, Gjevgjeli- 4, Kriva Palanka-5, Radovish-2, Koçan-4, Probistip-2, Pehçev-2, Kratov-1, Sveti Nikole-2, Kërçovë-3 dhe Resnjë-1.StrugaLajm

Nga Covid-19 në 24 orët e fundit vdiqën 5 persona, një pacient nga Tetova (53 vjet), një nga Gostivari (60 vjet), Prilepi (57 vjet), Struga (60 vjet) dhe një pacient nga Manastiri (60 vjet). Numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar nga Covid-19 nga fillimi i pademisë është 16867, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 14084. Numri i vdekjeve është 705 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2078. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...