MSH:Struga 3 raste,Maqedonia 89 persona me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 7 pacientë të vdekur dhe 89 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1529 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-1, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-4, Kavadar-3, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë -1, Koçani-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Valandovë-1, Delçevë-2, Kërçovë-2.

Jetë kanë ndërruar tre pacientë nga Shkupi (72, 84 dhe 65 vjeçar), një pacient nga Prilepi (65), një nga Tetova (62), një nga Gostivari (74) dhe një pacient nga Kërçova (58). Të gjithë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.StrugaLajm

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 215 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 585.StrugaLajm

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 14,004persona.

Prej tyre, 10,722 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.697.

In : Aktuale

Loading...
loading...