Muaji i Ramazanit sipas kalendarit fillon më 5 maj, ditën e diel, dhe do të përfundojë më 4 qershor, ditën e martë.
Dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtarët fillon mëngjesin e 6 majit dhe mbyllet mbrëmjen e 4 qershorit.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit. Ky muaj agjërimi do të thotë shmangie e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve, sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.
Data 5 qershor do të jetë dita e festës së Fiter Bajramit!