Muhamed Zekiri mbetet në paraburgim

Këshilli penal i departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën e Muhamed Zekiri që t’i shfuqizohet paraburgimi, transmeton TV21.

Në bazë të këtij vendimi, konfirmohet se Zekiri do të mbetet në paraburgim për veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Zekiri do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...