Muhamed Zeqiri: Miratimi i ligjit të gjuhëve është detyrim që duhet të plotësohet

Nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti, Muhamed Zeqiri në një intervistë për “Makfaks” tha se më herët ose më vonë ligji i gjuhëve do të miratohet. Ai nuk e di se kur do të ftohet seanca për shqyrtimin e ligjit, por tha se atëherë do të ketë koordinime plotësuese me qëllim të përputhjes së qëndrimeve mes partive në Kuvend, transmeton Portalb.mk.

“Miratimi i ligjit të gjuhëve është detyrim i cila duhet të plotësohet. Ne e kemi votuar dy herë ligjin, ai është në përputhje me Kushtetutën. Se a do të votohet ligji në seancën e ardhshme mbetet të shohim. Më herët ose më vonë, ligji i gjuhëve do të miratohet”, theksoi Muhamed Zeqiri për “Makfaks”.StrugaLajm

Në lidhje me pyetjen se a do të lejonin LSDM-ja dhe koalicioni i saj që përsëri të bllokohet Kuvendi për shkak ligjit të gjuhëve, Zeqiri tha se nuk dëshirojnë diçka të tillë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...