Muhamed Zeqiri thot se i ka ardhur ta gjuajë me këpucë Ivanovin në Parlament (Foto)

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri thotë se nuk e ka pasur lehtë ta përcjellë fjalimin e sotëm vjetor të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov, shkruan Gazeta Lajm. Zekiri ka postuar një fotografi në facebook nga seanca e sotme gjatë paraqitjes së Ivanovit, duke e shoqëruar me komentin: Kur mundohesh të mos e gjuash me kepucë Ivanovin.

Ligji për gjuhët është jokushtetues dhe represiv, tha presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij vjetor në Parlament.

“Me këtë ligj, për shkak të pikave politike afatshkurtra, interesat e qëndrueshme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas janë në pyetje.Kërkesa për dygjuhësinë miratohet me Amendamentin 5 të Kushtetutës, që doli nga marrëveshja e Ohrit ku rregullohet përdorimi i gjuhës zyrtare në Republikën e Maqedonisë.Për një projektligj që ka një flamur evropian, është e nevojshme të kemi një direktivë evropiane, e cila kërkon harmonizimin e legjislacionit maqedonas me atë të Bashkimit. Një direktivë e tillë nuk ekziston dhe me këtë ligj ne do të bëhemi ndoshta i vetmi shtet evropian që përcakton kushtet për anëtarësimin në BE, të cilin askush nuk dëshiron “, tha Ivanov.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...