Mungesa e dokumenteve të udhëtimit, bllokon mërgimtarët në Zvicër

Radhë dhe pritje për te ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bern, për t’u pajisur me Fletëudhëtime

Kjo është pamja e përpara pak minutave, nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bern.Reklame

Shtetasit e të gjithë moshave, kanë ardhë nga shumë anë të Zvicrës për t’u pajisur me Fletëudhëtime, pasi që u kanë skaduar pasaportat ekzistuese, njofton www.radiovala.com

Edhe pse është miratuar Ligj për vazhdimin e afatit, megjithatë paqartësia, dilemat dhe frika nga malltretimet nëpër kufij, i ka bërë këta shtetas, të udhëtojnë edhe nga 200 km për të qenë më të sigurtë pasi të nisen drejt vendlindjes.

Për Arijan A, i cili ka udhëtuar nga Zvicra Lindore, mbi 200 km, këto radhë i ka pa dhe menduar vetëm në Vendlindje, por jo ti ketë pritur edhe këtu në Zvicër. “Ska ku shkon më keq. Pritjet janë të mëdha. Nga ora 08:05 minuta jam këtu, vetëm përpara pak minutash, u futa brenda. Më së paku në të ardhmen, kjo procedurë të bëhet Online”, tha shtetasi, Arijan A.

Shtetasi tjetër, Duli M, i cili po pret tash e një orë përapra ambasadës, thotë se është pritje e tepërt dhe më e keqja është se duhet pritur dyherë në radhët e krijuara. “Pasi dorëzohet dokumentacioni, duhet shkuar në postën më të afërt për ta bërë pagesen dhe për t’u kthyer, sërish duhet pritur për dorëzim. Kjo është e tepërt. Së paku, çështjen e pagesës ta kishin zgjidhur dhe e njëjta të bëhej direkt në Ambasadë”, thotë Duli M.StrugaLajm

E thirra edhe me ambasadorin e RMV-së në Bern, Kenan Ramadanin, i cili sqaroi dhe tha se:

“Radhët e krijuara, janë për arsye se këta njerëz kanë ardhë për t’u pajisur me Fletëudhëtimi. Ka një procedurë, pasi duhet pranuar dokumentacionet dhe gjitha edhe njëherë të kopjohen, krijuar dosje veç e veç për secilin, pastaj kryerja e pagesës. E gjitha merr kohë, por në jemi duke punuar me kapacitet të plotë. Sa i takon ligjit për vazhdimin e afatit të pasaportave, do të vlenë nga 1 Gushti e deri me 31 Dhjetor, për ata që u kanë skaduar pasaportat ose u skadojnë deri me 31 Korrik. Pra, nëse udhëtimi ndodh tani, përpara 1 gushtit, duhen Fletëudhëtime dhe Ligji nuk vlen, e ndërkaq nëse udhëtimi bëhet nga 1 gushti, do të vlen Ligji për vazhdimin e dokumentave të udhëtimit”, sqaroi Ramadani, duke kërkuar mirëkuptim për radhët e krijuara.

Për pjesën më të madhe të mërgimtarëve në Zvicër, pushimi fillon nga fundjava e ardhshme, ku priten që këtë vit, drejt vendlindjes të vijnë shumë mërgimtarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...