Murati: Shqiptarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve, por disa prej tyre janë kundër bashkimit të shqiptarëve

Ish-kandidati i listës së PDK’së për deputet, Valon Murati, po thotë se shqiptarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve, por një pjesë e tyre janë kundër bashkimit të shqiptarëve, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se shqiptarët gjithandej sot kanë uruar për bashkimin e gjermanëve, me rënien e Murit të Berlinit, por disa prej tyre, shpenzojnë energji kundër bashkimit të shqiptarëve.

“Në tetor e nëntor gjermanët festojnë bashkimin e tyre. Më 9 nëntor 1989 u rrëzua Muri i Berlinit, e më 3 tetor 1990 ndodhi bashkimi i Gjermanive. Gjithandej shqiptarët gëzohen e urojnë për këtë bashkim. Dhe mirë bëjnë, sepse e dinë mirë se çfarë do të thotë ndarja për fatet e një kombi dhe zhvillimin e tij normal. Por në anën tjetër vazhdoj të habitem, si për shumë e shumë gjëra të tjera këto kohët e fundit, se sa energji kundër bashkimit të shqiptarëve ka ndër shqiptarët”, ka shkruar Murati.

Tutje, ai ka thënë se nëse e gjithë kjo energji të ishte shpenzuar për realizimin e bashkimit të Republikës së Kosovës me atë të Shqipërisë në një shtet, këto projekte do të përfundoheshin.

Postimi i plotë:StrugaLajm

Shqiptarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve, po një pjesë e tyre shpenzojnë energji kundër bashkimit të shqiptarëve!

Në tetor e nëntor gjermanët festojnë bashkimin e tyre. Më 9 nëntor 1989 u rrëzua Muri i Berlinit, e më 3 tetor 1990 ndodhi bashkimi i Gjermanive. Gjithandej shqiptarët gëzohen e urojnë për këtë bashkim. Dhe mirë bëjnë, sepse e dinë mirë se çfarë do të thotë ndarja për fatet e një kombi dhe zhvillimin e tij normal. Por në anën tjetër vazhdoj të habitem, si për shumë e shumë gjëra të tjera këto kohët e fundit, se sa energji kundër bashkimit të shqiptarëve ka ndër shqiptarët. Energjia e shpenzuar këto kohët e fundit kundër bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën, dhe të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në një shtet, po të ishte shpenzuar për realizimin e tyre, këto projekte do t’i kishim shumë afër realizimit.

In : Aktuale

Loading...
loading...