Musa Xhaferi flet për zhvillimet brenda BDI dhe se a do të jetë në ndonjë post drejtorësh?!

Është përfolur shumë nëpër mediume muajin e fundit, por ai vetë ka zgjedhur heshtjen. Sot ish zëvendës kryeministri Musa Xhaferi është prononcuar shkurt për gazetën Lajm.

I pyetur për zhvillimet brenda BDI-së, Xhaferi ka thënë se ato janë reagime të degëve dhe nëndegëve.
Sa i përket informacioneve se do të jetë drejtor i ardhshëm i kompanisë MEPSO, Xhaferi ka përgënjeshtruar.

“Nuk është e saktë, janë spekulime”, ka theksuar Xhaferi në deklaratën e shkurtër për Gazetën Lajm.StrugaLajm

Ndryshe Musa Xhaferi, njeriu më i afërt i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, është përfolur kohën e fundit si pjesë e grupit të pakënaqur nga ekipi i BDI-së në ekzekutiv. (Albion Memeti/Lajm)

In : Aktuale

Loading...
loading...