Myftiu i Strugës merr pjesë në takimin me fokus””Bashkëjetesa ndërfetare si shembull për Evropën”

Kisha nderin që sonte 12.11.2022 me ftesë të Misionit Katolik Shqiptar në Kroaci, të marr pjesë në seminarin me temë “Bashkëjetesa ndërfetare si shembull për Evropën”, ku panelistë ishin edhe Dom Lush Gjergji, Paskal Milo, Dr. Skender Asani dhe amansadori i Kosovës në Kroaci.
Në fjalimin tim së pari përcolla selamet e përzemërta të Reis Ulemasë Shaqir Fetai për organizatorët dhe pjesëmarrësit, pastaj me një temë modeste përcolla mesazhet e paqes dhe dashurisë që buron nga Kurani dhe tradita profetike si dhe historia jonë e cila është shembulli më i mirë në botë sa i përket bashkëjetesës ndërfetare.
Me këtë rast falënderojë deputeten Ermira Përlaskaj, ambasadorin Martin Berishaj dhe ambasadorin tonë në Zagreb Milaim Fetai si dhe imamin dhe drejtorin e gjimnazit islam në Zagreb, Mevludi Arsllani për mikëpritjen dhe respektin e treguar.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...