Na pret një verë e nxehtë dhe e thatë

Me gjasa të mëdha pritet që vera 2024 do të jetë e nxehtë dhe e thatë. Sipas analizave për të gjithë rajonin jugperëndimor të Evropës, pritet që temperaturat e verës të arrijnë vlerën mbi mesataren. Për territorin e Republikës së Maqedonisë ka gjasë që temperaturat të tejkalojnë vlerat afatgjate mesatare deri në 3°C. Lëshime më të mëdha pozitive të temperaturës së ajrit nga mesataret shumëvjeçare për këtë sezon pritet të jetë në muajin korrik, tregojnë analizat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

“Pasiguria në parashikimet rajonale të reshjeve është gjithmonë më e madhe se temperatura. Nëse vihet re rajoni i Mesdheut, atëherë nuk ka sinjal të qartë për reshje dhe mund të themi se do të jenë mesatare. Por, nëse kufizohemi në rajonin e Evropës Juglindore, atëherë faktorët lokal dhe ndryshueshmëria lokale në nivel rajonal kanë më shumë gjasa të na japin një sinjal për uljen e reshjeve në krahasim me mesataren shumëvjeçare. Lëshimi më i madh negativ i reshjeve për këtë sezon pritet të jetë në muajin korrik. Në zonat malore besohet që të ketë reshje mesatare të tejkalohen për shkak të episodeve të konvekcionit të shtuar dhe shfaqjes së reshjeve të mëdha”, njoftojnë nga DMPHM.

Mesatarja shumëvjeçare (1981-2010) për temperaturat e ajrit në stinën e verës sillen prej 16.0°C në rajonet malore deri në 25.3°C e matur në Gjevgjeli. Reshjet në këtë periudhë janë prej 23.9 mm të matura në stacionin meteorologjik në Shtip deri në 96.7 mm në Mavrovë.StrugaLajm

Mesatarja shumëvjeçare (1981-2010) e temperaturës së ajrit në Shkup për qershor, korrik dhe gusht është 21,9°C, 24,2° dhe 23,9°C.

Sasia mesatare shumëvjeçare (1981-2010) e reshjeve në Shkup për qershor, korrik dhe gusht është madje 44.0mm, 37.6mm dhe 34.4mm.

In : Aktuale

Loading...
loading...