Nafta dhe ari ”fluturojnë” pas sulmit të Iranit

Nafta Brent pësoi një rritje të ndjeshme pas sulmit iranian kundër bazës ushtarake irakiane të Erbilit, ku janë vendosur trupat amerikane, transmeton atsh raportimin e ANSA-s.

Nafta europiane bruto arriti në 71,7 dollarë për fuçi, një rritje prej më shumë se 5% dhe më pas u stabilizua duke arritur në 69 dollarë në mëngjes.StrugaLajm

I njëjti fat edhe për WTI amerikane që arriti mbi 65 dollarë duke u rikthyer menjëherë në 63 dollarë për fuçi nafte.StrugaLajm

Edhe çmimi i arit arriti gjithashtu nivelet më të larta që prej shtatorit 2012 duke u shitur me 1 611 dollarë për onc.

Çmimet e arit u ulën më pas në 1 593,86 dollarë për onc. Megjithatë, tregjet e këmbimit lëvizën me euron duke e shkëmbyer me 1,1150 dollarë dhe 1,1144 dollarë pas mbylljes së Wall Street dje në mbrëmje dhe 120,86 jenë.


Loading...
loading...