Naser Pajaziti: Të shohim se kjo VMRO a ka marrë mësim nga triumfalizmi dhe pësimi i “gruevizmit’

Gazetari Naser Pajaziti përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se VMRO-DPMNE e ka shansin e fundit për të parë se a ka marrë mësim nga e kaluara e pushtetit autoritarist dhe korruptiv të Gruevskit, duke shitur ide madhore nacionaliste.

Ja postimi i tij:

VMRO-DPMNE në stilin e njohur si triumfaliste po rikthehet në pushtet!

Tani do të jetë një shans për të parë nëse kjo parti ka shfrytëzuar kohën opozitare për të nxjerrë mësime se sundimi autoritar, korrupsioni dhe shitja e ideve madhore nacionaliste Grueviste nuk janë ato që i duhen këtij vendi.StrugaLajm

Nëse do të vazhdojnë aty ku e lanë në 2017-ën do të penalizohen sërish në të ardhmen.

Kjo parti është e njohur se vjen në pushtet me teza të mëdha nacionaliste, ndërsa përfundon në korrupcion të thellë.

Nuk do e shoh më filmin e njejtë!!!”, ka shkruar Pajaziti.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...