Nasufi i shkon në zyrë Salim Sulejmanit,ja për çfarë biseduan

Myftiu i Strugës Mr. Salim Sulejmani sot në zyrën e tij priti në takim Shefin e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Strugës z. Dashmir Nasufi.

Në takim u shkëmbyën mendime dhe u diskutua rreth gjendjes së përgjithshme në nivel lokal dhe qëndror, për respektimin e masave dhe rekomandimeve të cilat janë sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Myftiu i BFI-Strugë z. Salim Sulejmani e njoftoi për aktivitet dhe punët e Myftinisë dhe të xhamiave gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Të dy palët ranë dakort që në koordinim me Njësinë për Punë të Brendshme – Strugë të lëshojnë leje për levizje gjatë ndalesës për lëvizje, për personat të cilët do të bejnë njoftimin për fillimin dhe mbarimin e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, në territorin e Komunës së Strugës.StrugaLajm

Njëkohësisht Myftiu i BFI-Strugë z. Salim Sulejmani dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Strugës z.Dashmir Nasufi përcollën urimet e tyre për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit duke ju uruar të gjithë agjëruesëve agjërim të lehtë, paqe dhe tolerancë ndaj njëri- tjetrit gjatë muajit të Ramazanit.

In : Aktuale

Loading...
loading...