Nasufi nga Aleanca e Strugës:Non Grata e shkatërroi arsimin e Strugës

Të nderuar të pranishëm, të nderuar gazetarë, përshëndetje !

Sot me 1 Shtator, në këtë ditë të parë të vitit shkollor 2023 – 2024, në emrin tim personal dhe në emër të Degës të ASH – në Strugë, uroj të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Strugës, ju dëshirojmë fillim të mbarë të vitit shkollor, kurse të gjithë mësuesve, arsimtarëve, profesorëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në arsim u dëshirojmë suksese në misionin e tyre kombëtar në arsimimin dhe edukimin e nxënësve në këtë vitë shkollorë 2023 – 2024.
Sot në shekullin e XXI kur e gjithë bota numëron arritjet dhe përfitimet e intelegjecës artificiale si rezultat i dijes, për fat të keq në Komunën e Strugës problemet në arsim nuk kanë të mbaruar dhe dita ditës shtohen dhe zmadhohen edhe më shumë. Atë që e kemi konstatuar dhe denoncuar disa herë me rradhë si Aleancë Për Shqiptarët, se arsimi si shumë ç’ka tjetër në Strugë, është peng i veprimeve keqadashëse dhe kundërligjore të NON GRATA – Ramis(z) Merko i cili pa asnjë lloj përgjegjësie emëron dhe shkarkon drejtor që nuk plotësojnë kushtet elementare ligjore, tani më u vërtetuan edhe nga Inspektoriati Shtetëror i Arsimit dhe Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit.
Pra në këtë 1 Shtator në vigjilje të fillimit të këtij viti shkollor, arsimi në Strugë është me të njëjtat problematika dhe paligjshmëri të konstatuara edhe nga institucione zyrtare.
Por e keqja nuk përfundon këtu vetëm në emërimin dhe shkarkimet e drejtorëve nëpërmjet rrjeteve sociale si facebook, për fatë të keqë arsimi në Strugë është shndërruar në zyrën e punësimit dhe shërimit të komplekseve të “ TREKËNDËSHIT TË BERMUDES ” – pra Komuna/Universiteti/Ministri/, të cilët pa respektuar asnjë kriter profesional e ligjor punësojnë në shkollat e Strugës të diplomuarit e Universitetit të tyre të famshëm, i cili tashmë është i njohur për prodhimin e diplomave jo të dijes. Për të gjithë këtë situatë dhe për të papregatiturit
në rolin e mësuesit, arsimtarëve apo profesorëve të fëmijëve tanë, Ne si qytetar kemi bëre mëkatin më të madhe, që kemi lejuar të ndodhë një gjë e këtillë me arsimin në Strugë duke mos reaguar fuqishëm për këtë krim arsimor që po ndodh para syve tanë .
Sot Strugës së intelektualëve dhe të akademikëve të njohur jo vetëm në Maqedoninë Veriore por edhe në hapësirën mbarë shqiptare po i ndodh gjëma me arsimin, nga ku më shumë se kurrë i shkon për shtat fjala e urtë popullore “kështu ndodh kur ujkut i varen në qafë mëlqijat për ti ruajtur”.
Nisur nga fakti se e ardhmja e një kombi fillon nga bankat dhe karriget e shkollës, dhe faktit tjetër se arsimi në Strugë ka problematika të hatashme të cilat nëse vazhdojnë të prolongohen dhe të mos zgjidhen, pasojat do të jenë katastrofale për gjeneratat që do të vijnë – Dega e ASH –së në Strugë, parashtron këto kërkesa :StrugaLajm

  1. Urgjentisht të ndërpritet procesi i politizimit dhe partizimit me emërtimet dhe shkarkimet e drejtorëve të shkollave fillore nëpërmjet facebook, si dhe të ndërpritet angazhimi i kuadrit arsimor dhe administrativ në bazë partiake nëpër shkollat fillore të Strugës, sepse me arsimin nuk bëhet pazare dhe lojëra politike,
  2. Për shkak të rendësisë së arsimit në përgjithësi, dhe arsimit në Strugë në veçanti me situatën e re politike të krijuar, Dega e ASH – se, kërkon syceltësi dhe angazhim më të madh të prindërve nëpërmjet këshillave të prindërve nëpër shkolla për të parandaluar veprimet me qëllime të këqija dhe kundërligjore të NON GRATA – Ramis(z) Merko, sepse ndikon drejtë për së drejti në kushtet për cilësi në arsimimin dhe dijen, të fëmijeve të tyre dhe të nxënësve tanë,
  3. Ministria e Arsimit dhe Shkencës të RMV, Komunës së Strugës t’ja marrë ingerencat në sferën e arsimit fillor, sepse Inspektoriati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar shkelje ligjore të Kryetarit të Komunës së Strugës, NON GRATA – Ramis(z) Merko, i cili pa asnjë llojë përgjegjësie emëron dhe shkarkon drejtor që nuk plotësojnë kushtet elementare ligjore për ç’ka edhe Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit kërkon të hapen procese ligjore.
  4. Për shkak të gjithë këtyre problemeve dhe të shpalljes së Departamentit të Shtetit të SHBA – së, si dhe përgjegjësise morale të një funksioneri publik nga kjo shpallje, Dega e ASH – së në Strugë, Rikërkon që Kryetari i Komunës së Strugës, NON GRATA – Ramis(z) Merko, të japë dorëheqje dhe të lejoj organet përgjegjëse të zhvillojnë procedurat ligjore përkatëse.
    Ju Faleminderit.
In : Aktuale

Loading...
loading...