MËRGIMTARËT MOTORRËT E ZHVILLIMIT TË STRUGËS, TË LËNË NË HARRESË…!
Të nderuar mërgimtarë si përherë, ju erdhët dhe ikët…, – dhe sa herë që vijni në vendlindjen tuaj ju sillni GËZIMIN E MADHË SE EGZISTON POPULLI, dhe sa herë që këtheheni në vendin tuaj të punës ju përcillni TRISHTIMIN E MADHË, se për JU në vendin e lindjes të paraardhësve tuaj, NUK EGZISTON SHTETI APO KOMUNA, …
Pra ju sillni remitencat tuaja dhe i jepni një injekcion të fuqishëm ekonomik Strugës, duke këthyer GËZIMIN në POPULL, dhe këtheheni nga vijni me ndjenjën e TRISHTIMIT TË MADHË se për ju askushi nga zyrtarët nuk u interesuan për nevojat dhe hallet tuaja këndej për atë kohë sa ishit në pushim.
Për JU, askush nuk u interesua për mundësitë, idetë dhe vizionin tuaj për atë se si dhe ku dyhet të ndryshoj Struga.
Për JU, askush nuk u interesua për mundësit tuaja financiare për investime në objekte infrastrukturore dhe kapitale në Strugë.
Tani më është koha që punët në Strugë SË BASHKU ME JU, të ndryshojn për të mirën e përgjithshme, për të mirën tonë këndej dhe për të mirën tuaj.
Lulzim Nasufi