Ndalni leksionet popullit të Iliridës, çfarë do t’i sillte atij një sinanhasan 100ditor…

Lebit Murtishi

Është një gjë hyrja në një sistem politik dhe krejtë tjetër gjë është ndryshimi i sistemit!..

Pra, të kuptohemi dhe të mos gjykojmë përgjumshëm kur flasim për postin e një ,,kryeministri 100 ditor”, që mund t’ia japë bakshish Ali Ahmetit – Zajevi, për shkak të syve të bukur që ka. Zajevi ka kushtetutën përpara, ka dokumentin shtetëror që ka vulosur fatin e të parit të shtëpisë dhe vendin e hyzmeqarit në atë shtëpi. Pra, zajevi ka gjithë aparatin shtetëror në dorë, ndryshimin e të cilit nuk e sjell në diskutim as për mijëra aliahmetë; ai ka ushtrinë njënacionale, ka policinë njënacionale, ka doplomacinë dhe ekonominë njënacinale, ka flamurin dhe himnin shtetëror që i rrinë më gjunjë ,,politikanët shqiptarë” gjatë ceremonive zyrtare, ku ministrat e aliut shfrytëzojnē ,,ligjin e 20 përqinfēshit” dhe ja këputin ndonjë fjalê shqipe (jo gjithmonë sigurisht). Dhe sa për dekor, ku i mbajnë sytē të verbërit, ka edhe një dorë pastruesish me uniforma turpi brenda atyre institucioneve. Ndërsa zërave të përkrahësve që vijnë në adresën e Aliut nga Kosova dhe Shqipëria, do t’u lutesha të hedhin një sy rreth oborrit ku veprojnë, të hedhin një sy mbi kaosin që kanë krijuar në vendet pērkatëve, duke i dhënē përkrahje herë këtij e herë atij mafiozi e analfabeti, pastaj le t’i ndajnë leksione Popullit të Iliridës, për tē mirat që do t’i sillte atij një sinanhasan 100ditor…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...