‘Ndalova vjehrrin të më vinte në shtëpi’, apeli i Erion Kristos këto ditë të vështira

Nga Erjon Kristo/

Unë jam mbyllur në shtëpi që të hënën. Kam dalë veç për blerje, natën dhe me kujdes maksimal. Kur kam ardhur në shtëpi kam bërë dush. Kam ndaluar çdokënd të vijë në shtëpi, madje dhe vjehrrin, gjë e padëgjuar kjo. Nuk është puna ta kuptosh vetë gravitetin e situatës. Duhet t’ua shpjegosh dhe njerëzve që vazhdojnë me zakonet e tyre. Duhet durim elefanti.

StrugaLajm


Sot as puç puç mos thoni nëpër telefona. Harrojeni puçjen. Jemi të gjithë mbartës potencialë. Nuk e di si do ndiheni kur ju t’ua ngjisni kovidin dhe njerëzve tuaj të afërt. Sot roli parësor është i psikologëve dhe sociologëve. Ata duhet të shpërndajnë këshilla online, pasi të jenë konsultuar. Ka shumë ankth. Qeveria pasi të marrë dhe masa me karakter ekonomik, duhet të mbyllet.

Ata ushtarët rrugëve që të pyesin ku ke qenë, për të të vënë gjobë 5000 euro, të hiqen urgjent. Drejtori i Policisë me Shefin e Shtabit të Ushtrisë që dalin pa maska rrugëve janë gabim. Më pëlqeu fjalimi i parafundit i Kryeministrit. Sikur mi kishte lexuar mendimet. Duhen marrë masa për njerëzit që nuk marrin dot masa.StrugaLajm

Shikoni punonjësit e fasonëve se po lënë nam pronarët. Falënderoj gjithë ata sipërmarrës humanë që pezulluan aktivitetet. Duhet që njerëzit të paguhen që të jetojnë. Është situatë ekstreme dhe e panjohur. Po kështu ka qenë gjithmonë me epidemitë. Me disa javë të mbyllur do ja dalim. Të kujdesemi për njerëzit që nuk kanë mundësi. Të vazhdojë rregulli i larjes së duarve, nëse nuk doni që t’iu lajë dikush tjetër. As me këmbë mos u përshëndetni, por ndoshta si komunistët me grusht, nga larg. Sot jemi në dorën e mjekëve, siç ishim në hyqmin e inxhinjerëve pas tërmetit.

T’ua lehtësojmë punën. Kujdes maksimal për fëmijët dhe për shkollimin e tyre. Tani kuptojeni saktë këngën: Nën portokalle, bien lulet e limonit. Mos i ndani nga vetja. Maskat bëjini dhe vetë, si në kohërat e vjetra. Mos neglizhoni asnjë përpjekje. Jemi ende në kohë. Ky dreq virusi është shumë i fortë. Po ne kemi mendjen, kemi njëri-tjetrin. Mos e lejoni veten të përdoreni nga një virus i pamend. Sqaroni të pasqaruarit.

In : Aktuale

Loading...
loading...