Ndërroi jetë Antonio Bellusci-zëri i arbëreshëve, arvanitasve dhe mbarë shqiptarisë

Ndërroi jetë Atë Antonio Bellusci-zëri i arbëreshëve, arvanitasve dhe mbarë shqiptarisë.

Bellusci vdiq të mërkurën. Ai ishte 89 vjeç.

Vdekja e Belluscit është konsideruar humbje e një njeriu që pos angazhimeve profesionale ishte edhe veprimtar i madh i çështjes arbëreshe, arvanitase dhe dekadat e fundit si zë i fuqishëm i çështjes së Kosovës.

Antonio Bellusci qe prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog. I lindur me 15 shtator të vitit 1934 në Frashinetë të Kozencës, ka diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra jonë”, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, bibliotekën ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët e njohur.

Prej vitit 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshe në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshe”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, “Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”.

JetëshkrimiStrugaLajm

Antonio Bellusci ka lindur ne 1934 ne Frascineto, vend me origjine shqiptare, province e Kozences. Ka ndjekur Garda Akademike ne Filozofi dhe Teologji, prane Universitetit Gregorian te Romes.

Ka ushtruar sherbesat pastoriale ne vendet arbereshe; S.Sofia D’Epiro, S. Costabtino Albanese, S.Paolo Albanese e Falconara Albanese.

Eshte fitues i Doctor Honoris Causa ne Etnologji nga Akademia e Shkencave, Tirane, 1995, Medaljes se Arte te Lidhjes se Prizrenit nga Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, me 2003 dhe së fundi u pajis edhe me shtetësinë e Republikës së Kosovës.


Loading...
loading...