Ndërroi jetë Branislav Sinadinovski, që pas disa dekadave u deklarua shqiptar ortodoks

Shkruan Agim Bajrami

U prehsh në paqe Branisllav Sinadinovski!
Dje qenka ndarë nga kjo botë shqiptari ortodoks nga Beliçica e Rekës së Epër z.Branisllav Branislav Sinadinovski .

Z.Sinadinovski ishte një intelektual i njohur i komunitetit ortodoks shqiptar në Maqedoni të cilët për një kohë të gjatë kishin mohuar identitetin e tyre shqiptarë dhe kishin kontribuar në themelimin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të federatës jugosllave duke shërbyer në shumë poste të rëndësishme. Me daljen në skenë të Branko Manojlovski shqiptarit ortodoks nga Kiçinica e Rekës së Epër i cili pas Josif Bagerit është shqiptari i parë ortodoks i Rekës që theu tabunë duke pranuar përkatësinë e tijë shqiptare.StrugaLajm

Deklaratat e z.Branko Manojlovski fillimisht tundën opinioni sllav në Maqedoni e në veçanti komunitetin ortodoks Shqiptarë tashmë i asimiluar.Duhet theksuar se Branko Manojlovski nga komuniteti shqiptar ortodoks nuk u prit mirë përkundrazi ky komunitet shprehu gjithë mllefin dhe urrejtjen kundër Branko Manojlovski i vetmi që e përkrahi dhe ju bashkangjit përpjekjeve për të sqaruar të vërtetën në lidhje me shqiptarët ortodoksë të Rekës dhe jo vetëm ishte Branisllav Sinadinovski, një intelektual i mirëfilltë,ish diplomat,profesorë universitarë botues i disa librave në gjuhën maqedonase dhe së fundmi edhe në gjuhën shqipe si biografia e Skënderbeut, ojo për Hasan Prishtinën etj.StrugaLajm

Veprimtaria e tijë në lidhje me ndriçimin e të vërtetës rreth shqipetareve ortodoks në Maqedoni nuk ishte pa pasoja për atë dhe familjen e tijë,përveç sulmeve mediatike dhe verbale ai në disa raste u sulmua edhe fizikisht.


Loading...
loading...