Ndërron jetë drejtori i përgjithshëm i F.C Voska Sport ,Enver Sulejmani

Ndërron jetë Drejtori i Përgjithshëm i F.C Voska Sport Enver Sulejmani.
Ky i fundit ishte punëtorë shumëvjeçarë në futboll. Ai ishte pjesë e ngritjes së themeleve të Shkëndijës së Tetovës në vitet e 90-ta, më vonë kontribues te KF Renova që fitonte kampionatin dhe Kupën, ndërsa nga viti 2013 u bë shqiptari i parë si zëvendës sekretar gjeneral i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ku qëndroi deri në pension.
Detyrën e Drejtorit të përgjithshëm te Voska Sport, edhe zyrtarisht e ushtronte nga tetori i këtij viti.
Me këtë rast neve si infosport.mk shprehim ngushëllime fillimisht familjes së tij të afërt, miqve, por edhe gjithë komunitetit sportiv në vend.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...