Ndërron jetë foshnja njëmujore

Ndërron jetë një foshnje njëmujore në Shkup

Një foshnje njëmujore dje në orën 09:25 është paraqitur e vdekur nga ana e Ndihmës së Shpejtë në Njësitin për informim dhe komandë në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Shabani” në Komunën e Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni.StrugaLajm

Në polici prindërit e foshnjës thanë se kur janë zgjuar e kanë gjetur foshnjen pa shenja jete, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës së Shpejtë.StrugaLajm

Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i foshnjes është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi.

In : Aktuale

Loading...
loading...