Ndërron jetë veprimtari Sejdin Lloga – Varrimi bëhet sot në Livadhi-Strugë

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, veprimtari dhe patrioti i shquar nga Livadhia e Strugës, Sejdin Lloga. I lindur më 6 Tetor të vitit 1931 në Livadhi të Strugës, Sejdin Lloga është ndër nxënësit e parë të këtij fshati gjatë periudhës së hapjes së shkollave të para shqipe në territorin e Strugës. I rritur në frymë liridashëse, në një familje me taban kombëtar, Sejdini nuk mundi të mos marrë pjesë në aktivitetet e kohës në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Për një periudhë ka qënë mësues në shkollën e fshatit Tatesh. Ishte djali i madh i Sami Llogës, një tjetër veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, me kontribut të jashtëzakonshëm në hapjen e shkollave të para në gjuhën shqipe në rrethin e Strugës. Sejdin Lloga ishte vëlla i të ndjerit Aliriza Lloga, mësues, deputet dhe veprimtar i dalluar.

Ka qënë pjesëmarrës në guthemelin e lapidarit të Shqiponjës në qytetin e Stugës në vitin 1943, ku si nxënës ka kënduar himnin e flamurit. Ky ka qënë një nga momentet kyçe në veprimtarinë e mëtejme të Sejdin Llogës.

Gjatë lëvizjeve kombëtare të vitete 1967 – 68, Sejdini me shokë morën aksion për të ngritur Flamurin Kombëtar në fshatrat e Strugës. Si pasojë, u arrestua dhe u dënua nga regjimi komunist jugosllav. Në burg vuajti tortura të jashtëzakonshme, por nuk u dorëzua.

Edhe pas periudhës së burgut ka vazhduar me aktivitetet e tij në shërbim të shoqërisë dhe kombit, madje deri në ditët e fundit të jetës.StrugaLajm

Varrimi i Sejdin Llogës do të bëhet sot (e Hënë, 4 Janar) prej orës 13 në varrezat e fshatit Livadhi.

Prehu në paqe Sejdin Lloga!

In : Aktuale

Loading...
loading...