Ndeshja Shqipëri-Çeki, ja çmimi i biletave

Nis shitja “online” e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, në Ligën e Kombeve, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor. Çmimet e biletave variojnë nga 500 lekë të rinj në tribunat mbi flamurin e këndit, deri në 25 000.

Çmimi i biletave në sektorët pas porte janë 1 500 lekë ndërsa në pjesën ballore kushtojnë nga 2 500 lekë deri në 10 000 në pjesën qendrore. Shqipëria më 11 tetor luan në transfertë me Çekinë dhe me 14 tetor me Gjeorgjinë, po në transfertë, për ta mbyllur fushatën eliminatore të Grupit 1 në Ligën B me Çekinë (16 nëntor) dhe Ukrainën (19 nëntor) në Tiranë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...