Ndjekje dhe krisma në liqen në pjesën e Strugës

Policia informon se mbrëmë rreth orës 22.30, policët nga Stacioni Policor i Liqenit të Ohrit u drejtuan në drejtim të fshatit Radozhdë të Strugës, ku vunë re një varkë me shpejtësi me targa shqiptare, në të cilën ishin dy persona që transportonin gjëra të dyshuara si me origjinë kriminale, duke lëvizur drejt Republikës së Shqipërisë.

Pas një urdhri të lëshuar nga zyrtarët e policisë për të ndaluar varkën , të dyshuarit nuk iu bindën urdhrit dhe goditën me mjetin e varkës disa herë anijen zyrtare, pas së cilës njëri prej zyrtarëve të policisë gjuajti katër plumba paralajmërues, dhe personat u drejtuan për në fshatin Lin, në Shqipëri.StrugaLajm

Ngjarja u raportua pranë autoriteteve kufitare shqiptare dhe po merren masa për zbardhjen e çështjes.(Strugalajm.comStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...