Ndodh edhe kjo në Strugë:Në Pallatin e Kulturës shiten veshëmbathje

Prej shumë vitesh Pallati i Kulturës në Strugë, nuk është adresa e aktiviteteve kulturore dhe kur thua këtë nuk ke thën dicka të re për opinionin e këtushëm .Ky Pallat më shumë mbahet mend për mitingjet dhe aktivitetet politike se sa ato kulturore në vecanti referuar atyre shqiptare.Por kulmin sic duket ky institucion e ka arritur kësaj jave kur për disa ditë holli I Pallatit të Kulturës së Strugës është i rezervuar për prezantimin dhe shitjen e veshmbathjeve .Dikush që denoncoi këtë praktikë në Strugalajm.com jo pa ironi potencoi se edhe zgjedhja e një palë patikave është kulturë më vete sepse me to ke të bësh një kohë të gjatë.Në kohën, kur sezoni veror sapo ka filluar dhe për aktivitet kryesor për 1 javë Pallati i Kulturës në Strugë ka prezantimin dhe shitjen e veshmbathjeve flet vet për degradimin institucional jo vetëm të këtij institucioni.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...