Në aeroportin e Ohrit: Rritet fluksi i pasagjerëve, zvogëlohet krimi total, por edhe vjedhjet e rënda dhe krimi ekonomik

Drejtori Tasevski në vizitë pune në Qendrën Rajonale Perëndim ,aeroportin “Shën Apostol Pavle” dhe SPB Ohër: Rritet fluksi i pasagjerëve, zvogëlohet krimi total, por edhe vjedhjet e rënda dhe krimi ekonomik

Me rastin e realizimit të masave dhe aktiviteteve të parapara me planin operativ “Verë e sigurt 2023”, drejtori Sasho Tasevski së bashku me grupin strategjik pranë Birosë për Siguri Publike realizuan një vizitë pune në SP për Kontroll të kufirit Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër dhe Qendrën Rajonale për Punë Kufitare “Perëndim ”, gjatë së cilës është mbajtur takim pune me menaxhmentin e këtyre njësive organizative dhe SPB Ohër.
Drejtori Tasevski u informua nga menaxhmenti i SPB-së Ohër për gjendjen e sigurisë në zonën e SPB Ohër, e cila është në nivel të kënaqshëm, kurse krimi i përgjithshëm në gjashtë mujorin e fundit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për 24,8%.
Drejtori Tasevski e përshëndeti faktin se në sferën e krimit klasik është shënuar rënie prej 22,7%, ndërsa rënie të veçantë ka pasur edhe vjedhjet e rënda në zonën e SPB Ohrit për 33,1%. Një rënie ka edhe në fushën e krimit ekonomik me 45,7%.
Në pjesën e qarkullimit të pasagjerëve në kufirin perëndimor, në gjysmën e parë të këtij viti janë vërejtur rezultate të dukshme në shumicën e zonave, me një rritje të dukshme të fluksit të udhëtarëve në këto pika kufitare për 16% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përkatësisht është regjistruar hyrje-dalja e 1.527.153 pasagjerëve. Drejtori Tasevski u njoftua edhe për procesin e vendosjes së regjimit të qarkullimit të udhëtarëve në SP të Qafthanës me një ndalesë, ,, One Stop Control,, ku tashmë janë kryer pjesa më e madhe e punëve ndërtimore, hapsira ku do të bëhet kontrolli, si dhe mbështetje informative dhe teknike.

Në fushën e migrimit ilegal, QR për PK ,, Perëndim” vëren një rënie të kalimeve të paligjshme të kufirit si rezultat i masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në terren dhe vendosjes së mirë të shërbimeve tona. Në të njëjtën kohë, 36 persona u zbuluan në kufirin perëndimor gjatë tentativës për të kaluar ilegalisht kufirin shtetëror në zonën tonë, krahasuar me 72 të vitit të kaluar për të njëjtën periudhë. Rritje e funksionit të zbulimit për 10% shënohet në zbulimin e personave sipas të dhënave operative, numri i të cilëve në këta 6 muaj është 248, dhe rritje prej 63% ka në pjesën e kërkesave të parashtruara për fillimin e procedurës për kundërvajtje sipas ligjeve të ndryshme që vepron policia.
Vlen të përmendet se në periudhën e kaluar është punuar në mënyrë aktive për asgjësimin e rreth 320 kilometrave rrjeta peshkimi, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar 157 kg peshk të kapur.

Po ashtu, paralelisht me masat represive, në këtë zonë zbatohen masa parandaluese nga zona të ndryshme, kështu që në zonën e SPB Ohër
vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë realizuar gjithsej 66 aktivitete parandaluese, ndërsa nga 01.07.2023 janë duke u ndërmarrë intensivisht masat dhe aktivitetet planifikuese për “Verë të sigurt 2023”.
Drejtori Tasevski u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura dhe u sigurua se punëtorët e policisë do të vazhdojnë të veprojnë intensivisht në aktivitetet e planifikuara në drejtim të përmirësimit të sigurisë së të gjithë qytetarëve.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...