Në aksidentin e tmerrshëm me gjashtë të vdekur, edhe një shtetas i Maqedonisë

Si pasojë e një aksidenti në mes të dy kamionëve në Italinë veriore, jetën e humbën gjashtë persona. Në mesin e viktimave kanë qenë edhe dy fëmijë, lajmëron Agjencia italiane e lajmeve Ansa, pas aksidentit që ndodhi të martën në autostradën 21 në mes të Brescia dhe Manerbio. Një automjetit cisternë i ka dalur flaka pasi është përplasur me një kamion tjetër, shkruan Shtegu.com

Motivi i saktë i shkaktimit të aksidentit ende është i paqartë. Gazeta „La Repubblica“ informon se një veturë me autotarga franceze është përfshirë nga flakët e shkaktuara pas përpasjes së dy kamionëve, përcjellë Shtegu.com. Tre të rriturit në veturë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën. Viktima e gjashtë është vozitësi i njërit nga kamionët e përfshirë në aksident dhe është shtetas maqedonas me vendbanim në Piemonte, kanë njoftuar mediat italiane.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...