Në bulevardin e Strugës: Djali i një Mërgimtari rrëzohet dhe lëndohet në barrierat ndarëse

Një incident ka ndodhur në bulevardin e Strugës, ku fëmija i një mërgimtari është rrëzuar në barrierën ndarëse. Në ndihmë të menjëhershme i ka ardhur ekipi i ndihmës së shpejtë, duke e dërguar të miturin në Spitalin e Strugës për trajtim të mëtejshëm.

Rrëzimi i djaloshit ka rezultuar në një lëndim të shpinës . Ngjarja ka ndodhur pranë një qosheje të bulevardit, ku shumë persona janë rrëzuar më parë gjatë ecjes, duke pësuar dëmtime të ndryshme.

Në bulevardin e Drinit të Zi, janë të shumta rastet e rrëzimit dhe lëndimit të kalimtarëve. Kjo situatë vazhdon të jetë një shqetësim për banorët dhe vizitorët e Strugës, duke kërkuar masa më të mira sigurie për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...