Ne dhe Ju…!

 

Dita e 5 mait kaloi.E vendosur nga qendrat e trevave-Shteteve shqiptare, si dita e Dëshmorëve.Po,qëlloi dita të jetë e shtune,ditë jo pune,ditë pushimi,vikendi.Dëshmorët „prisnin“ bashkëkombasit e vetë,për ti vizituar,ku do shprehnim Mirënjohje mbi sakrificen,mundin dhe luftën e Tyre,që ne të jetojmë të lirë,pa frigë në Liri.Edhe pse qëlloi dita e shtune,vikendë,që tani nukë ka vendë arsyetimi,homazhet ishin të zbehta,me një numër të vogël vizitorësh.Po pse tregohemi me „vepër“se sa e respektojmë gjakun,mundin dhe sakrificen e Tyre.Sa herë që ndërojmë petkun partiak (funksionin),harrojmë fjalimet e pervjetorëve paraprak dhe nukë marrim pjesë.Që të jetë ironizimi edhe ma i madhë,vjenë arsyetimi se organizatorë është ky apo ai subjekt politik,apo aty është ky apo ai personë…!,nukë mbajnë më këta arsyetime,nukë grumbullohemi aty për të bërë Bajram njëri me qetrin,Aty respektohet Dëshmori,familjarët e Tij,mbi gjitha respektojmë veten tonë,duke na u dhënë mundësia të përkulemi para varrëve ku pushojnë eshtrat e tyre.Ata nukë dinë kushë është në pushtet dhe kushë në opozitë,kushë Drejtorë dhe kushë Minister,Kryetar,funksionarë…!Ata janë Yjet që ndriçojnë rrugën e të gjithë neve,shqiptarëve.Mos ti harrojmë Ata,Nëse nukë do me ate,me mua shko vetë dhe thuaja nji Lavdi,je apo s‘je fuksionar….!StrugaLajm

Luan Veliu Gostivar,maj 2018StrugaLajm


Loading...
loading...