Në faturat e janarit nuk do të ketë kompensim prej 200 denarë për qasje në rrjet

“Për të rritur besimin e qytetarëve dhe për të ditur se askush nuk po përfiton ekstra në faturën e janarit për energjinë e konsumuar që qytetarët do ta marrin në shkurt, nuk do të ketë kompensim prej 200 denarë për qasje në rrjet”, informoi sot kryetari i Komisionit Rregullativ të Energjisë (KRRE), Marko Bislimoski.

Sipas tij, KRRE po e bën këtë për të bindur të gjithë se tarifa e re nuk do të jetë një fitim shtesë për asnjë kompani.

“Thjesht duhet të promovojmë dhe rrisim besimin që duhet të ndërtohet mes konsumatorëve nga njëra anë dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes nga ana tjetër dhe në këtë drejtim theksoj edhe një herë se në faturat e janarit që qytetarët do marrë në muajin shkurt nuk ka kompensim prej 200 denarë”, tha Bislimoski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...