Italia është vendi i parë në Europë për nga hmbjet si pasojë e pandemisë globale. Megjithatë, në fund të tunelit ka gjithmonë dritë. Sipas llogaritjeve të analistëve dhe në sjelljen e italianëve, në atë dritë mund të arrihet midis 5 dhe 16 maj.
Keshtu shkruan sot Corriere duke dhënë një lajm shpresë për përmiresimin e situtës në vendin fqinj, gjunjezuat prej nje bilanci kaq tragjik viktimash nga koronavirusi.
Sipas medias italiane kjo do te jete edhe periudha kur do te shenohen zero raste me koronavirus, e nuk do te kete me asnje te infektuar te ri.
Gjysma e parë e majit. sipas trendeve aktuale në pothuajse të gjitha rajonet e Italisë dhe në të gjitha fushat kryesore të betejës kundër kësaj epidemie, mund të jete dita zero.